Loading...

Artani ndërron jetë në Skoci, të afërmit apel: Na ndihmoni të sjellim trupin në Shqipëri

Një shqiptar 36-vjeç ka ndërruar jetë ditën e mërkurë të 24 janarit në Skoci.

Artan Baci ishte emigrant i paligjshëm dhe sëmundja e rëndë e meningjitit i ka marrë jetën.

Të afërmit bëjnë apel për këdo që ka mundësi, të ndihmojë në kontributin e tij për të sjellë trupin e Artanit në Shqipëri.

Duke qenë se kishte hyrë në shtetin skocez në mënyrë ilegale, familjarëve të Artanit nga Puka, u duhet të mbledhin shumën prej 10 mijë paundësh për të sjellë trupin e pajetë të djalit të tyre në Shqipëri.

Për këdo që dëshiron të kontribojë, linku: https://www.gofundme.com/send-artan-home

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com