Loading...

Plagosen me thikë dy vëllezërit shqiptarë në Itali, transportohen në spital në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e të premtes në një pikë lojërash fati në provincën e Montecatinit në Itali, ku dy vëllezër shqiptarë janë plagosur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40 raportojnë mediat italiane ku për pasojë dy shtetasit shqiptarë, njëkohësisht vëllezër të moshave 21 dhe 24 vjeç janë sulmuar me thikë nga një person që erdhi nga jashtë lolalit.

Më i madhi prej dy vëllezërve, është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Pistoias, ku i është nënshtruar me urgjencë një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërsa shqiptari tjetër, është transportuar në spitalin e Pescias, ku i është nënshtruar edhe ai një ndërhyrje kirurgjike. Të dy shqiptarët ndodhen fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja:

Dy vëllezërit shqiptarë, së bashku me një tjetër bashkëatdhetar ishin duke luajtur në një sallë lojërash fati elektronike, ku për arsye që mbeten ende për tu zbardhur, nisën të replikonin përmes telefonit me një tjetër person që nuk ishte prezent aty.

Megjithatë, ky i fundit shkon pranë vendit ku ishin 3 shqiptarët. Vëllai më i madh del nga pika e lojërave të fatit dhe shkon për tu sqaruar me personin që më herët debatonte në celular.

Ky i fundit e godet me thikë në bark dhe kofshë. Më pas, agresori godet me thikë edhe 21-vjeçarin, i cili shkoi në vendngjarje për ti ardhur në ndihmë vëllait më të madh. Autori i plagosjes së dyfishtë më pas u largua edhe është ende në kërkim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com