Mjeku i Qendres Shendetesore Orikum, Enrik Haxhiraj rikthehet me nje status ne profilin e tij ne facebook ku spjegon ne detaj situaten e krijuar dhe perjetimin e diteve te fundit ku ai u be protagonist i emisionit fiks fare. . Doktor Enrikut i eshte hequr pezullimi nga detyra dhe ai do vijoje punen e tij te meparshme per te cilen ai shprehet se ‘mbeshtetja e madhe qe me kane dhene banoret me jep nje pergjegjesi akoma me te madhe’
Statusi i plote i Enrik Haxhiraj:
Keto dite u gjenda ne vorbullen çorben kazanin, gatitur pergatitur te medias me te madhe ne vend…i filmuar, ndjekur, perndjekur deri ne ekstrem duke ber punen time te perditshme, ne nje zone te mplakur por shume te bukur, me nje shtrirje si ne eposet e lashta det-mal dhe ku punoj perdite prej kater vitesh…
Perbaltur prej disa vitesh tashme, ne mantelbardhet, shihemi si shprese e vdekur dhe armiq te popullit tone, amplifikuar nga nje media amullie e cila vret shpresen dhe ngre ne piedestale materializma…
Ne qe japim jeten per tu mbrujtur ore e sekonde, investojme rinine, mendjen, dashurine per profesionin me te bukur ne bote…
Sakrifikojme kohen tone, te prinderve tane, te femijeve tane…per te dhene jete…
Gjykuar paragjykuar per fragmente te pakuptimta, loje fjalesh mediash…mbushje topi…
Rrogen vertete ma jep shteti por mantelin e bardhe ma jep puna dhe sakrifica…te bardhe, te paster, te pa perlyer, per ti sherbyer ne çdo kohe vendit qe na rriti, per vazhdimesine e filizave te jetes…
Per te dashuruarit pas profesionit dhe punes ora ecen pa u ndjere…qofte edhe aty ku po humbet nje shprese.
Koha tregoi qe e mira e mund te keqen gjithmone…gjeta nje perkrahje te pashembullte qe me dha shume force, dhe tregoi qe jo gjithcka eshte bardhezi si ne media, apo ne endrrat me te kqija te nje nate dimri, jeta ka ngjyra, pas dimrit vjen pranvera, sjemi ne ajo e keqja e madhe per Shqiperine.