Flamurtari mori një fitore shumë të vështirë përballë Partizanit, në sfidën e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore.
Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit të bardhë, arbitri Jorgji akordoi një penallti për Flamurtarin, në minutën e 93-të, për prekje të topit me dorë nga Atanda.
Protesta të shumta nga stafi i kuq, dhe me Starovën që iu kundërvu gjyqtarit të katërt, por edhe kryesorit Jorgji, i cili nuk e fali dhe e nxori jashtë me karton të kuq. Në fund, Bushiç shënoi pas penalltisë, dhe Flamurtari doli me tre pikë.