Zbardhet raporti me 12 rekomandimet e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit për Shqipërinë. Komiteti vlerëson arritjet e deritanishme, por kërkon më shumë punë dhe rezultate konkrete, veçanërisht nga Reforma në Drejtësi për hapjen e negociatave në qershor.
Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, do të mblidhet në Tiranë më 12 dhe 13 shkurt. Në përfundim të takimit do të miratojnë rekomandimet.Shqipëria shpreson për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian në muajin qershor, por Brukseli më parë kërkon rezultate konkrete në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.
12 REKOMANDIMET
1. Komiteti përsërit mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE, me kusht zbatimin e plotë të pesë prioriteteve kyçe.
Vendosja e një date për hapjen e negociatave do të ishte një nxitje e fuqishme për miratimin dhe zbatimin e reformave të lidhura me BE.
Duhen rezultate konkrete veçanërisht në reformën në drejtësi dhe në verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilat janë thelbi i rekomandimit të Komisionit për hapjen e negociatave për anëtarësim.
Mbështet rolin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të mbikëqyrur procesin e verifikimit, duke nënvizuar se nuk zvogëlon përgjegjësinë e autoriteteve shqiptare.
Me rëndësi dialogu i brendshëm politik mes të gjitha forcave politike
Debati politik duhet të zhvillohet brenda Parlamentit me respektimin e plotë të ligjeve
Të merren në konsideratë rekomandimet e OSBE për zgjedhjet
Reforma Zgjedhore të zbatohet pa vonesë, bazuar te rekomandimet e OSBE për të rivendosur besimin e publikut në integritetin e procesit zgjedhor; kujtojmë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë thelbësore për përparimin e mëtejshëm të Shqipërisë në pranimin në BE;
Thirrje parlamentit për një rol më të fuqishëm në procesin e integrimit, duke përfshirë monitorimin e zbatimit të reformave dhe përputhjen e tyre me standardet e BE. Mirëpresim iniciativën për hartimin e një Kodi të Sjelljes për deputetët, më shumë transparencë dhe mbikëqyrje parlamentare;
Thirrje Shqipërisë që të arrijë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar deri në nivele të larta të kryera nga prokurorë dhe gjyqtarë të pavarur dhe të paanshëm.
Thirrje për të forcuar më tej masat që synojnë të çrrënjosin kultivimin e drogës, prodhimin dhe trafikimin dhe veçanërisht për të identifikuar rrjetet kriminale pas kultivimit të drogës;
Kërkojmë që autoritetet shqiptare të sigurojnë mbrojtje të plotë dhe respektim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.