Loading...

Vlora, më lirë sesa Rinasi. Fitimin e munguar do ta paguajë Qeveria

Çmimet e biletave në Aeroportin e Vlorës do të jenë më të ulëta se në Rinas. Qeveria ka dërguar në Kuvend projektligjin që përcakton procedurën e negociatave me kompanitë turke për ndërtimin e aeroportit.

Në relacioni shoqërues të projekligjit zbulohet se shoqëritë turke kanë propozuar tarifa më të lira fluturime nga ato që janë aktualisht.

“Nga një shqyrtim paraprak i propozimit të shoqërive konstatohet se tarifat që propozohen të aplikohen në këtë aeroport do të jenë më të lira se ato që aplikohen nga TIA (Aeroporti i Tiranës) “, thuhet në raport.

Sipas relacionit, struktura e saktë e tarifave do të përcaktohen në diskutimet e mëtejshme mes konsorciumit turk dhe komisionit ndërinstitucional të negocimit mes ministrisë së infrastrukturës dhe asaj të energjisë.

Qeveria thotë se qëllimi kryesor i negociatave do të jetë nënshkrimi i një kontrate që ka ndikim minimal në buxhetin e shtetit. Sipas projektit paraprak, tre kompanitë turke do të investojnë 100 milionë euro për ndërtimin e aeroportit.

Në në këmbim ato do të kenë menaxhimin e tij për një periudhë disavjecare dhe një fitim dysheme të garantuar, i cili nëse nuk arrihet nga të ardhurat e flkuturimeve do të paguhet nga buxheti i shtetit.

Sipas relacionit të projektligjit, qeveria parashikon që përmes aeroportit të vlorës të transportohen 80 për qind e turistëve ndërkombëtarë, që vijnë për pushime në jugun e Shqipërisë, çka do ta bënte atë një aerport më të madh edhe sa Rinasi.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=IDnpIIS8afM]

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com