Loading...

Ky fëmijë po trondit mbarë botën, policia vuri duart në kokë kur…

Luftëtarët talebanë përdorën një fëmijë katër muajsh për të fshehur një bombë, si pjesë e një komploti për të kryer një sulm terrorist në një qytet afgan.

Terroristët u përpoqën të fshehnin materialin shpërthyes brenda veshjes së vogël të fëmijës, pasi ata po udhëtonin për në Kunduz për të kryer një mizori.

Por ata u ndaluan nga policia kur hynë në qytet dhe pesë vetë, duke përfshirë një grua, u arrestuan.

Sowita Abulrahizai, zëvendësshefi i Komisionit të Pavarur për të Drejtat e Njeriut në Afganistan, tha për incidentin: “Përdorimi i fëmijëve në konflikte të armatosura është akti më brutal dhe më i keq në shoqëri, sepse veprime të tilla janë kategorikisht të ndaluara nga sheriati Islam dhe ligjet e vendit “.

Arrestimet erdhën pasi gjashtë fëmijë u vranë në luftimet në afërsi të qytetit qendror afgan të Ghazni të premten.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com