Top Channel ka disa muaj tashmë që është përfshirë nga një valë e fuqishme ndryshimesh me njerëz të rëndësishëm në largohen dhe të tjerë që po shkojnë në televizionin e rëndësishëm.
Mungon vetëm zyrtarizmi, por Ben Blushi sipas të gjitha gjasave do të jetë drejtori i ri i Top Channel, i cili do të udhëheqë edhe linjën editoriale të këtij televizioni.
Pas kësaj lëvizje të bujshme, e radhës është largimi i Erion Yllit nga pozicioni i zëvendës drejtorit të televizionit.
Ky i fundit ishte në atë pozicion pas largimit të Skerdi Drenovës që e kishte qenë aty për më shumë se 10 vjet, që nga themelimi i televizionit.
Nuk bëhen të ditura arsyet e kësaj lëvizje, duke ditur që Erion Ylli ishte konsideruar deri më tani si i “preferuari” i pronares Vjollca Hoxha, e cila e kishte emëruar atë si zv.drejtor.