Loading...

Mësuesja kërcënohet me jetë për të futur në burg 65 vjeçarin që e mitura thoshte se e ka dhunuar seksualisht

Një 65-vjeçar është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg vetëm sepse u fotografua teksa ishte duke ecur me biçikletë.

Ka qenë fati i keq i Havzi Bashës i cili ka qenë duke ecur rastësisht në rrugë, kur një 12-vjeçare i tha mësueses së saj që burri i panjohur e kishte ngacmuar seksualisht në ashensor.

Mësuesja i ka bërë foto burrit dhe ua ka dërguar prindërve të së miturës, pa pasur dijeni për atë që do të ndodhte.

Prindërit e vajzës e kanë detyruar mësuesen që të jepte dëshminë e saj në gjykatë, duke u përdorur sipas saj kundër tij.

65-vjeçari ka qenë pjesë e emisionit “Me zemër të hapur”, ku ka treguar kalvarin e vuajtjeve të tij, ndërsa edhe mësuesja e së miturës ka dhënë dëshminë e saj.

Mësuesja tregoi se është çuar me forcë për të dëshmuar në gjykatë ku nuk duhej të thirrej fare pasi nuk ka asnjë rol, përveç asaj që ka bërë një foto pasi vajza ka treguar gishtin e akuzës mbi burrin që ecte me biçikletë. Pa folur me emra por duke nënkuptuar familjarët e vajzës apo më keq akoma edhe autoritetet, mësuesja tha se i kanë bërë presion dhe e kanë kërcënuar duke i thënë se mund t’i bëjnë atë që nuk ia pret mendja.

Ajo ka thënë:

Vetëm me një fjali dhe një foto të vajzës si mund të jepet vendimi. Vajza mund të ketë gabuar. Unë nuk kam asnjë marrëdhënie më as me prindërit e vajzës dhe ajo nuk ishte nxënësja ime. Unë e shoqërova për pak kohë me makinë. E vetmja gjë që kam bërë unë ishte që bëra një foto, pasi vajza e tregoi. Unë nuk e njoh zotërinë dhe nuk duhet të isha thirrur në gjyq. Më kanë bërë presion, më kanë çuar me zor në Gjykatë. Më kanë thënë merr rrobat e zeza, se të bëjmë atë që s’ta pret mendja. Uroj të dalë e vërteta dhe zotëria ta gjejë të drejtën.”
Havzi Basha ka 4 muaj që ka dalë nga burgu ku ka kryer dënimin e plotë. Megjithatë ai është i vendosur për të pastruar emrin e tij, dhe siç tregon ai kjo ngjarje ishte tronditëse pasi ka punuar një jetë të tërë në tregti mes grave dhe vajzave dhe askush nuk ka folur kurrë për të për të tilla gjëra.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com