Shqiptarët për shumë vite, dhe vazhdojnë ende, të paguajnë çmime të kripura për të udhëtuar me avion. Por, duket se më në fund do të ketë një zgjidhje. Kjo pais çmimet e biletave në Aeroportin e Vlorës do të jenë më të ulëta se në Rinas. Qeveria ka dërguar në Kuvend projektligjin që përcakton procedurën e negociatave me kompanitë turke për ndërtimin e aeroportit.
Në relacioni shoqërues të projekligjit zbulohet se shoqëritë turke kanë propozuar tarifa më të lira fluturime nga ato që janë aktualisht.
“Nga një shqyrtim paraprak i propozimit të shoqërive konstatohet se tarifat që propozohen të aplikohen në këtë aeroport do të jenë më të lira se ato që aplikohen nga TIA (Aeroporti i Tiranës) “, thuhet në raport.
Sipas relacionit, struktura e saktë e tarifave do të përcaktohen në diskutimet e mëtejshme mes konsorciumit turk dhe komisionit ndërinstitucional të negocimit mes ministrisë së infrastrukturës dhe asaj të energjisë.
Qeveria thotë se qëllimi kryesor i negociatave do të jetë nënshkrimi i një kontrate që ka ndikim minimal në buxhetin e shtetit. Sipas projektit paraprak, tre kompanitë turke do të investojnë 100 milionë euro për ndërtimin e aeroportit. Në në këmbim ato do të kenë menaxhimin e tij për një periudhë disavjecare dhe një fitim dysheme të garantuar, i cili nëse nuk arrihet nga të ardhurat e flkuturimeve do të paguhet nga buxheti i shtetit.
Sipas relacionit të projektligjit, qeveria parashikon që përmes aeroportit të vlorës të transportohen 80 për qind e turistëve ndërkombëtarë, që vijnë për pushime në jugun e Shqipërisë, çka do ta bënte atë një aerport më të madh edhe sa Rinasi.