Loading...

Zbulohen mesazhet e doktorit të Vipave me drejtoreshën e Kryqit të Kuq, kjo është e vërteta e ‘shitjes’ së gjakut

Në vendin tonë abuzohet me gjithçka, por abuzimi kalon limitet kur ‘gjaku’ bëhet mall për tu shitur.

Nëpër spitale bankat e gjakut kërkojnë vazhdimisht gjak, talasemikët ngelin shpesh herë pa gjak, që e kanë të domosdoshëm, dhe dhurimet e gjakut kurrë nuk kanë arritur nivelin e nevojave. Kjo mbase sepse njerëzit kanë krijuar një përceptim shpesh herë dhe me të drejtë, që gjaku i tyre shitet dhe nuk dhurohet tek njerëzit në nevojë.

I tillë është dhe rasti i doktorit të famshëm të kirurgjisë plastike Skerdi Faria, i cili shumë shpesh organizon fushata të dhurimit të gjakut. Madje nuk kanë qënë të pakta rastet kur doktori është akuzuar si një ‘trafikant’ i gjakut që i bën këto fushata vetëm për përfitim personal.

Një qytetar e ka akuzuar doktor Skerdin që e shet gjakun që dhurojnë njerezit për 50 euro, por reagimi i tij ka qënë i menjëhershëm duke zbuluar bisedën me drejtoreshën e Kryqit të Kuq ku shprehet i gatshëm të dhurojë gjak për një vajzë në nevojë ndonëse kishte shumë pak kohë që ka dhuruar.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com