Loading...

Rama nuk heq dorë nga ekskursionet me nxënës ditën e protestës së opozitës

Qeveria e Edi Rames po luan te gjitha guret qe protesta e 27 Janarit, te sfidohet me aktivitete paralele ne te gjithe vendin. Ne qarkun Shkoder strategjia eshte menduar e tille qe perveç takimit te planifikuar per ne Velipoje te shtunen mbi projektin e lumit Buna, ku do te marrin pjese zv/kryeministrja Senida Mesi dhe disa ministra, gjithashtu edhe 4 shkolla jane planifikuar te shkojne ne ekskursione. Per pasoje kjo ka bere qe opozita, PD – LSI te gjenden ne veshtiresi per sigurimin e transportit qe do te mundesoje udhetimin e protestuesve drejt Tiranes.

Barren me te madhe pritet ta mbajne mjetet private, por nga burime brenda selise blu bejne me dije se jane gjetur edhe 15 autobuse, qe do te jene ne dispozicion te protestuesve te Shkodres, Malesise se Madhe, Vau Dejesit, Pukes dhe Fushe – Arrezit.

Nga ana e PD thuhet se nisja e simpatizanteve te djathte do te jete e ndare nga ato te LSI-se, edhe pse po nga kjo parti kane nisur ne krahun tjeter pergatitjet per pjesmarrjen ne proteste, me urdher te kryetares Monika Kryemadhi. Simpatizantet e LSI do te nisen te ndare dhe mendohet qe ne dispozicion te tyre te jene 5 autobuse, edhe keto sipas list-prezences se bashkive te qarkut.

Mendohet qe nga Shkodra te jene rreth 2 mije protestues qe do t’i bashkohen opozites ne shesh ne oren 12.00 thone te njejtat burime, ndonese vete selia e PD ka qene e rezervuar ne zbardhjen e detajeve, per shkak edhe te problematikave te hasura.

Nga ana tjeter drejtoria arsimore nuk ka pranuar te jape te dhena apo sqarime mbi destinacionin e nxenesve te shkollave per te shtunen dhe perse kjo zgjedhje, por duket se ajo eshte e miremenduar ne te gjithe Shqiperine si nisem. E premtja eshte dita e levizjeve te fundit per seline blu dhe LSI-ne, perpara se te shtunen te nisen drejt Tiranes.

Burime per Shkodranews, i kane shkuar edhe me tej verifikimeve mbi kete organizim, sa i perket edhe masave te marra nga policia. Kjo e fundit mendohet te veproje permes skemave te meparshme, duke u stacionuar te sheshi “demokracia”, ne hyrje te qytetit tek “Ura e re e Bunes”, ne kryqezimin e Bushatit dhe kufirin me Lezhen, ku do te kontrollohen te gjitha mjetet qe levizin drejt kryeqytetit, si dhe personat per te shmangur cdo element me precedent penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com