Rehars Sina, i njohur ndryshe nga shoqëria edhe si “Rey”, 27 vjeçari me kombësi shqiptare është zhdukur nga shtëpia e tij në Terni të Italisë.
Sipas asaj që është raportuar nga familja në komisariatin e policisë në Terni, djali, nga mbrëmja e 22 janarit, ka humbur pa gjurmë dhe telefonin e ka të mbyllur.
Edhe miqtë e tij të ngushtë po përpiqen në çdo mënyrë që të kuptojnë se çfarë e detyroi djalin shqiptar të largohet nga shtëpia në periferi të qytetit, ku jeton me familjen e tij.
27 vjeçari është një person i njohur në qytet, pasi ka punuar si kamerier në shumë lokalë të qytetit dhe fotoja e tij është shpërndar% nga policia në të gjitha komisariatet e policisë me shpresën se mund të gjendet shëndoshë e mirë.
Shumë e shqetësuar ka qenë sidomos nëna e tij e cila u tha efektivëve se për njëfarë kohe djali nuk dilte më nga shtëpia si më parë dhe miqtë po i “braktiste” gjithmonë e më shumë, pasi nuk dilte t’i takonte.