E vendosa do martoem
Se mosha iku e shkoi
Mora mendimin e plakès
De marr nusen nga Vrioi
Do te marr Gjirokastrite
Sepse thonè janè nikoqire
Unè kam dhe kopen me dhen
Dèm s”do shkoi njè pik hirre
Do tja dorzoj dhe buxhetin
S”do pyes sa shkon haraçi
Se nga dorè e nikoqires
S”do pij ujè dot as maçi
Do te mar Gjirokastrite
Se janè puntore pa mas
Se dhe vjerrès i thon mami
Bèjn be pèr kok tè “mamas”
Do te mar se luan topi
Dhèndèr do mè ket anea
Do çuditet vajz e saja
Kur te mar lart te kopea
Mè iku mosha pa ndier
Jam aty dyzet e fiu
Vèrtet larg shkova nga fshati
Se pèr pak mu fik qiriu
Mu kènaq edhe mamaja
Ma mburr thot èshtè gjeraqin
Qè kur futi kèmbèt brenda
Ma kullandrisi shtèpin
Pèr Gjirokastriten time
Qè èshtè rritur nè Vriua
Sot bèj be pèr kok tè saj
Atè e tjetèr nuk dua