Prokuroria e Tiranës ka lëshuar një fletë-thirrje për Shkëlzen Berishën, të birin e Sali Berishës, për çështjen CEZ, ndërsa vetë ish-kryeministri është hakërryer keq ndaj deputetëve në kuvend.
Ai ka kërcënuar nëpërmjet protestës që do të mbahet më datë 27 janar nga partitë opozitare, e cila mendohet të jetë një protestë e madhe, gjithmonë sipas Berishës.
Ish-lideri demokrat ka kërcënuar për trazira.
Ai tha:
Ku do të futeni ju ditën e protestës? Këtë më thoni mua, ku do të futeni ditën e protestës. Siç e shihni keni ngel një thelë këtu. Të gjithë ministrat të turpëruar nga vetja e tyre, të tmerruar nga superprotesta që po afron, largohen nga Parlamenti dhe lënë këtu ikonën e nxirë të mega aferave më të mëdha të historisë së vendit, binjakun e Gjiknurit, Arben Ahmetajn. Ikën deputetët, nuk janë këtu as 1/5 e tyre.
E thotë Viktor Hygo: “Nuk njihej më as shef, as flamurtar”.
Çdo bëni ju ditën e protestës, ku do futeni ju? Ua thoni shqiptarëve këtë”.
Ish-kreu i qeverisë nuk e përmendi asnjë moment çështjen e të birit, por siç mund ta shikoni, gjendja vijon të jetë e tensionuar edhe në familjen Berisha, e jo vetëm në partinë e demokratëve.