Futbolli është padyshim sporti më i bukur në botë, edhe për faktin se mund të presësh surpriza në çdo ndeshje. “Galaktikët” janë turpëruar sonte në mbrëmje nga Leganes, pasi janë mundur me rezultatin 2-1 në “Santiago Bernabeo”.
Leganes kaloi e para në avantazh që në minutën e 32-të me Javier Eraso, ndërkohë që përgjigja e Realit erdhi në pjesën e dytë me Karim Benzema që gjeti golin e barazimit. Gabriel disa minuta më vonë shënoi golin e avantazhit për “Legjionarët” duke i dhuruar skuadrës së tij kualifikimin historik për në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.
Skuadra e Zidane ndërkohë pëson një humbje turpëruese, pasi kishte fituar 1-0 ndeshjen e parë. /Koha Jonë/