Loading...

Sevija mund sërish Atletikon, siguron një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës

Sevija është ekipi i parë gjysmëfinalist në Kupën e Mbretit. Ekipi i Vinçenzo Montelës ka fituar edhe ndeshjen e kthimit në shtëpi me rezultatin 3-1.

Në “Ramon Sançez Pizhuan”, Sevija kaloi në avantazh që në minutën e parë me Eskuderon, por Atletiko gjen golin e barazimit në minutën e 13 me një super gol të Grizman. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërkohë që në fillimin e së dytës, vendasit fitojnë një 11-metërsh që kthehet në gol nga Banega.

Atletiko nuk ka shumë forca për të sulmuar, teksa pëson dhe golin e tretë, teksa Sanabria bën gjithçka mirë në hyrje të zonës, duke lënë në vend portierin Oblak. Sevija kualifikohet me rezultatin e përgjithshëm 5-2.

https://streamable.com/jrvka

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com