Çështja e “peshkut të madh” është bërë kryefjala e politikës shqiptare që prej disa muajsh.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për reformimin e drejtësisë dhe kapjen e “peshqëve të mëdhenj”.Për Monika Kryemadhin drejtësia e re do të kap popullin, i cili sipas saj është dhe “peshku i madh” i kësaj drejtësise që po krijohet.“Peshku më i madh që do të kapet nga kjo drejtësi e re do të jetë populli. Pasi populli do të jetë ai që do të sorollatet nëpër dyert e drejtësisë, sepse tashmë janë shumë ata dhe duhet t’i dakordosh të gjithë”,- tha Kryemadhi.