Loading...

Çfarë mendon vjehrra për ty por që nuk ta thotë

Vajza, vjen një moment në jetë që të gjitha ne të përballemi me atë, të mrekullueshmen në çdo gjë, atë që është kuzhinierja më e mirë në botë, ajo që i hekuros aq mirë rrobat e i bën akull, atë që di çdo gjë dhe nuk gabon kurrë…

Nuk e di a e kuptuat, por po flasim për vjehrrën apo për “mamin”. I dimë deri diku mendimet e tua për të, por duhet të kuptosh se edhe ajo mendon plot gjëra për ty, pavarësisht se jo gjithmonë t’i shpreh ato!

Ashtu njësoj si ti, edhe ajo preket e lëndohet qoftë edhe për gjëra të vogla. Për ta kuptuar më mirë vjehrrën apo “mamanë” tënde, hidhi një sy gjërave që ajo mendon për ty.

Mbase të ndihmon të shkoni më mirë të dyja. Tek e fundit ajo që ju bashkon është më e madhe dhe më e rëndësishme se ajo që ju ndan!

Kalimi në plan të dytë është i dhimbshëm.

Përreth 2-3 dekada kam qenë femra kryesore në jetën e tim biri, ndërsa tani kam një rol dytësor. Duhet kohë për t’u mësuar.

E di që ai është bashkëshorti yt tani.

Por mos harro se ai ende është im bir!

Më dukesh pak e pasigurt në vetvete.

Çdo gjë që them e merr si kritikë ndaj meje, ndërkohë që ky nuk është fare qëllimi im! Megjithatë e kam kuptuar, kështu që e mendoj 3 herë një gjë para se ta them.

Pak mirënjohje s’do i bënte keq askujt.

Çdo vit të dërgoj nga një dhuratë për ditëlindje, por ti as që e merr mundimin të ngresh telefonin për të më falenderuar. Këtë vit u betova që s’do të të dhuroja asgjë, por ja ku jam me dhuratën tënde në dorë! S’kam për të ndryshuar kurrë!

Dua më të mirën si për ty edhe për mua.

Të gjitha ne, nënat u themi bijve tanë “Dua që ti të jesh i lumtur”. E themi dhe e duam vërtetë këtë gjë! Ajo që nuk themi por që e mendojmë është se dua të jem edhe unë e lumtur!

Unë di disa gjëra më shumë se ti.

Kam blerë e kam shitur nja 13 shtëpi gjatë gjithë jetës time, kështu që diçka kam mësuar lidhur me këtë dhe plot gjëra të tjera… Pse nuk e merr mundimin të më pyesësh për ndonjë këshillë? Bëj si do vetë pastaj!

Kur vij në shtëpinë tënde, vij që t’ju takoj.

Unë nuk vij për të bërë inspektim tek ju!

Unë e kam numrin e tij.

Kur dua të flas privatisht me tim bir, sigurisht që nuk e telefonoj në numrin e shtëpisë! Patjetër që e marr në celular!

I vlerësoj gjërat që bën për mua.

Jam shumë e kënaqur që e lejon tim bir dhe tët shoq të vijë tek unë për festën e nënave!

Kam një sekret të vogël të pisët.

Ehm… E kush nuk ka? Sigurisht që do bëj çdo gjë që ti të mos e marrësh vesh kurrë. Është normale! Ti e tregon tëndin?

Jam në garë me nënën tënde.

Ajo ju paguan pushimet çdo vit dhe ju blen gjëra që unë nuk i përballoj dot. Gjithçka që unë mund të bëj për ju është t’ju dua dhe t’ju mbaj fëmijët kur keni nevojë. Shpresoj që kjo të mjaftojë dhe të vlerësohet nga të dy ju.

Jam me fat që të kam.

Sa herë vij të qëndroj në shtëpinë tuaj, unë e kam gjithmonë dhomën time gati, peshqirët, çarçafët çdo gjë! Faleminderit!

Ti më njeh mirë.

Më pëlqen magneti që më ke dhuruar. E kam ngjitur në frigorifer: “Vitet dhe eksperienca e tejkalojnë gjithmonë rininë dhe aftësinë”.

Nuk je e detyruar të më thërrasësh “mami”

Por patjetër që do të më pëlqente! Do ishte diçka e këndshme!

Realisht dua të të kënaq.

Nëse s’të pëlqen ajo pulovra jeshile që të kam blerë, të lutem ma thuaj!

Faleminderit që e bën fëmijën tim të lumtur!

Nëse s’ta kam thënë aq shpesh këtë, është sepse kam merak se mbase nuk më beson që e kam sinqerisht. Mbase mendon se po servilosem kot!

Dua shumë të të pyes:

Kur keni ndermend të bëni fëmijë? E di që është diçka e juaja, por do doja shumë t’i bënit sa më shpejt!

Ndonjëherë do doja shumë të flisja!

Ju shoh shpesh të bëni zgjedhje që në mënyrë të pashmangshme ju çojnë në vështirësi të mëdha! Por kafshoj gjuhën dhe nuk flas! Keni thënë se “e dini vetë”!

Koha ime po mbaron.

Jam e ndërgjegjshme për këtë! Ndaj atë kohë që më ka ngelur dua ta shpenzoj duke qenë pozitive! Bëje edhe ti! Unë nuk dua t’i kaloj duke u zënë vitet që më kanë mbetur!

Fol me mua!

Nëse mendon se unë s’mund të të jap një këshillë të mirë për arsye se nuk i di gjërat, atëherë m’i trego gjërat!

Herë pas herë kam dëshirë t’u bëj dhurata nipërve të mi.

Por ti nuk më lejon! Sinqerisht, është e dhimbshme!

Dua të jemi më të afërta.

Herën e fundit që qëndrova në shtëpinë tënde, s’më fole me gojë! S’e kuptoj dot pse…

Kam menduar gjithmonë që do më doje shumë.

Kujtoja se do thoje “oh, jam kaq me fat që të kam ty”. Më vret fakti që nuk është kështu. Pse të mos jetë kështu?

Vjehrrat e tjera thonë ç’t’u vijë në mend!

Unë jo! Asnjë s’e vlerëson, asnjë s’e beson dhe asnjë s’e do këtë gjë nga unë! Pse të flas kot?

Kur të marr në telefon të shtunën në ora 8.00 të mëngjesit…

Shpresoj shumë që të mos thuash me vete “Kjo pse dreqin merr kaq herët? Ia ka idenë e orës?”

Kam pasur një jetë të pasur, interesante dhe sigurisht të komplikuar.

Do doja shumë ta shikoje në këtë mënyrë. Kam shumë inat dhe mllef që papritur më duhet ta shoh jetën nga prizmi i vjehrrës! Tmerr!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com