Loading...

Llogora – Dhermi, tuneli qe do shkurtoje distancen kohore drejt jugut te shqiperise !

Qeveria shqiptare po shikon mundësinë e krijimit të një tuneli në Llogara, për të ulur distancën kohore nga Dhërmiu në Vlorë, por edhe për të thithur më shumë turistë.

Deklarata u bë nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, në studion e “Tonight Ilva Tare”

Gjiknuri: Po bëhet një studim, po shihet interesi i shoqërive të huaja, për një tunel alternativ për në Llogara, për të nxitur turizmin dhe për të shmangur kalimin nga ana e Parkut të Llogarasë dhe zbritjen që merr gati një orë.

Tare: Po bëhet një studim për këtë apo ka ndonjë ofertë?

Gjiknuri: Jemi me qasjen që ka ardhur një moment që mund të bëhet një tunel në mënyrë që distanca nga Dhërmiu në Vlorë mos jetë më shumë se 20-25 minuta.

Tare: Po kosotja sa do të jetë, se e beri edhe Podgorica në Kolashin po çoi turizmin e gjithë rajonit atje.. ne ia dalim dot?

Gjiknuri: A ka potenciale për turizëm? Që turizmi të zhvillohet duhet të jetë aksesueshëm. Që të jetë i aksesueshëm duhet një infrastrukture, por ça zgjidhje ka? Me parashutën do hidhemi? Do hapen tunele

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com