Të gjithë e mbajmë mend përmendjen e dy biznesmenëve të fuqishëm në tekstin e këngës më të fundit të reperit Noizy.
Tek “Gjuha e Kampionit”, reperi i pëlqyer citon “misione… Nazif Destani” dhe darka me miliarderin e parë shqiptar Zamir Manen.
Por ndërkohë që Noizy i ka lënë thjesht rreshta në këngët e tij, miku i tij, moderatori Ermal Mamaqi i ka bërë realitet.
Ai ka postuar një foto me ta në profilin e tij në Instagram dhe ka shkruar në përshkrim:
Ja, duke bërë realitet këto këngët e Noizy-t!”.