Një femije i mitur qe gjendej i vetem ne banesen e tij në fshatin Cakran të Fierit, eshte dhunuar nga maskat te cilat kishin shkuar te grabisnin.
Persona ende të paidentifikuar kur kane shkuar ne banesen qe i kishin vene syrin ta grabisnin, kanë gjetur aty vetëm një fëmijë 8 vjeç te cilin e kane lënduar dhe i kanë kërkuar atij të tregonte se ku ishin lekët e shtëpisë.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 22.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi në fshatin Cakran, Fier, pasi persona të paidentifikuar janë futur në banesën e shtetasit L.H, 42 vjeç dhe kanë lënduar fëmijën e tij 8 vjeç. Fëmijë ka marrë mjekimin dhe ndodhet në shtëpi.