Ky që shihni në foton më poshtë është Fatjon Karmeshtna, i arrestuar dy vjet pas ngjarjes, për vrasjen e Suela Sulës në Shkodër në mobilerinë e familjes së saj.
35-vjeçari qe ne ate kohe punonte ne mobileri, sipas Prokurorisë, ka mbytur gruan e pronarit Sadedin Sula, me urdhër të këtij të fundit.
Burime nga Prokuroria konfirmuan për Televizionin Klan se Karmeshtna ka mohuar akuzat. Ai ka sqaruar se nuk lidhje me këtë histori dhe është larguar nga puna në mobilerinë e familjes Sula. Por për Prokurorinë, përfshirja e Fatjon Karmeshtnës në këtë ngjarje është e provuar shkencërisht.