Loading...

“Të kanë bërë magji dhe e ke në themelin e shtëpisë”, ‘Do të derdh gjak’, fallxhorja fut në sherr vëllain me motrat në Vlorë

Një sherr mes motrave dhe vëllait në një familje të Vlorës për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Debatet mes tyre kanë agravuar deri në përplasje fizike. Në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”, Niazi Jonuzaj rrëfen si ka nisur sherri dhe çfarë ka ndodhur mes tij dhe të motrave.

Sipas tij, motrat dhe nipi kanë tentuar ta vrasin, pasi e akuzojnë se i keqtrajtonte nënën.

Por një tjetër version për ngjarjen, ka rrëfyer në studio burri i njërës prej motrave të tij. Në një lidhje telefonike gjatë emisionin, Namik Kulaj thotë se sherri ka nisur pas fjalëve që një fallxhore i kishte thënë Niazi Jonuzajt.

“Po sillej çuditshëm dy-tre muaj para se të ndodhte ngjarja. I kërkova që të takoheshim dhe bisedonim, por ai më tha s’kam kohë. Por më pas kam dëgjuar se ai kishte shkruar te e mbesa dhe i kishte thënë: kam shkuar te një fallxhore, dhe më tha që motrat dhe mamaja të kanë bërë magji. Dhe e kam gjetur magjinë në themelin e shtëpisë”. Dhe motrat kanë shkruar të sqarohen, por ky nuk ka pranuar. Dhe pastaj u ka bërë mesazhe kërcënuese, u shkruante “gjak doni, gjak do ta bëj”. Ndërsa kur unë kam dashur ta takoj, mua më ka thënë: “Do të ther ty dhe djalin tënd”, ka treguar Namik Kulaj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com