Kishte shprese, por e humbi ate dhe jeten!
Një 14 vjeçar iu nënshtrua një operacioni për të hequr masen tumorale rreth 10 kg nga fytyra e tij.
Emanuel Zayas, bëri operacionin 2 javë më parë ku me sukses e hoqi tumorin por megjithatë nuk arriti të mbijetonte dhe vdiq të premten në një spital në Miami për shkak të komplikimeve.
“Mesa duket stresi psikologjik i kirurgjisë ishte shumë i madh për tu kapërcyer,”-tha kirurgu kryesor Robert Marx.
Djali nga Kuvba lindi me displasi fibrous polyostotic, një gjendje që zëvendëson indin me kocka duke shkaktuar deformime të këmbëve, krahëve dhe kafkës.
Gjendja e tij ishte shkaktuar nga një deformim gjenetik dhe nuk dihet se çfarë e shkakton këtë anomali.
Përveç tumorit, ç’rregullimi i tij gjithashtu shkaktoi fraktura dhe deformim në krahun dhe këmbën e tij, gjë që e bëri të pamundur që 14-vjeçari të ecte.
Tumori kishte qenë në rritje që kur ishte 11 vjeç, kur ai mendonte se ishte vetëm një puçërr në hundë, por që në të vërtetë ishte kocka e kafkës duke u rritur nga nofka e sipërme.
Megjithëse tumori ishte jo kanceroz, ishte kërcënues për jetën, sepse nëse vazhdonte të rritej, madhësia do ta mbyste atë dhe pesha do ti thyente qafën.