Zbulohet emri i shqiptarit qe tronditi Athinën, pasi i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i një hoteli në sheshin “Omonia”.
Policia greke ka dhënë detajet e para duke theksuar se në vendngjarje, shqiptarit iu gjet me vete një fotokopje e pasaportës, duke bërë të mundur kështu identifikimin e tij.
Sipas policisë greke, ai është Emiljano Desaj, një 42-vjeçar nga Skrapari.
Në posedim të tij është gjetur edhe një çantë plot me para, ndërkohë që nuk dihet motivet që çuar shqiptarin drejt një akti të tillë.