Loading...

Kapet një shtetas i shumëkërkuar, policia zbulon pamjet e arrestimit dhe emrin

Policia e Tiranes ka arrestuar sot një shtetas i cili ishte shpallur në kërkim për “Prodhim e shitje e narkotikeve” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake”

Më datë 23.01.2018, në fshatin “Kllojkë”, në bazë të të dhënave të siguruara në rrugë operative nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë nr 1, është bërë e mundur kapja e shtetasit të shumëkërkuar  Gazmend Biraci , 43 vjeç, banues në fshatin ‘’Kllojkë‘’ , Tiranë.

https://dailymotion.com/video/x6dk8kg

Ky shtetas është shpallur në kërkim me datë 12.10.2016, i cili dyshohej se ishte bashkëpuntor për veprat penale “ Prodhim e shitje e narkotikeve” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake”, ku gjate operacionit të bërë ne fshatin “Kllojkë” u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale, 79.6 kilogram lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”, dhe 6 armë zjarri.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësore Tiranë me vendim e datës 14.12.2017 e ka dënuar me 9 (nëntë) vjet burgim për veprat penale ‘’ Prodhim e shitje e narkotikeve” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake” parashikuar nga nenet 283-25 dhe 278-25 të Kodit Penal.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com