Loading...

Pesë pornostare vdesin në më pak se tre muaj, alarm në botën e seksit

Në 9 nëntor 2017 vdiq në gjumë Shyla Stylez dhe për 3 muaj, edhe 4 pornostare të tjera vdiqën në rrethana misterioze.

Të gjithë e dimë që kinemaja hard nuk është një botë e thjeshtë, ku droga, vetmia dhe depresioni zotërojnë jetën e mijëra vajzave të shfrytëzuara, të cilat më pas kur trupi i tyre fillon të mos jetë më ai i dikurshmi, lihen mënjanë, por raste të tilla vdekjesh kaq të shpeshta, nuk ishin regjistruar ndonjëherë më parë.

Shyla Stylez, 35 vjeç, vdiq në gjumë teksa ishte në shtëpinë e nënës së saj në Los Angeles. Ende të paqarta shkaqet e vdekjes, të cilat ende nuk janë bërë publike.

Pas një muaji një tjetër vdekje e papritur ka tronditur kinemave me drita të kuqe amerikane. Mercedes Graboëski, emri i artit August Ames, 23 vjec ka vrarë veten në 5 dhjetor, pasi në rrjetet sociale ishte akuzuar si homofobe. Kritikat ndaj saj kishin shpërthyer kur ajo në një postim twitter kishte deklaruar që kishte refuzuar të xhironte një skenë me një koleg të njohur për filmat e tij porno gay. Pavarësisht shpjegimeve të saj ajo ishte kritikuar nga shumë përdorues të internetit. Një javë më pas ajo vari veten në shtëpi e saj.

Disa ditë më pas ajo që humbi jetën ishte Yurizan Beltran, 31 vjeçe, e cila u gjet e vdekur në 13 dhjetor, nga një përzierje drogash dhe ilaçesh.
9 janari në Las Vegas do të shënojë vdekjen e Olivia Nova, 20 vjeç. Në ditën e Krishtlindjeve pornodiva kishte shkruar në Twitter se ndjehej shumë e vetmuar’.

Ajo kishte hyrë në botën e hard prej disa muajsh (në mars 2017) dhe kishte xhiruar rreth 20 filma me LA Direct Models.
Sipas investiguesve e reja pornostare kishte vrarë veten duke marrë shumë ilaçe gjumi.

E fundit vajzë që tronditi botën e filmave porno ka qenë Olivia Lua, e cila u gjend pa jetë në 19 janar në klinikën e rehabilitimit ku ishte shtruar. Shkaqet e vdekjes së vajzës ende nuk janë bërë të njohura nga hetuesit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com