Kryeministri Rama ka mbledhur paraditen e sotme grupin parlamentar të PS, në Kryesinë e Kuvendit ku kanë diskutuar për hapat e mëtejshëm të qeverisë dhe ku është theksuar punësimi i shqiptarëve.
Rama është shprehur se “punësimi është problemi kryesor i shqiptarëve. Ne nuk duhet ta anashkalojmë. Por duhet të jemi të kujdesshëm. Njerëzit që ne do të përzgjedhim duhet të jenë të punës. Përzgjedhjet tona duhet të jenë cilësore. Deputetët duhet të përfshihen në aksionet e qeverisë për titujt e pronësisë dhe aksionin e ujit”.
Rama u ka kërkuar deputetëve që të kenë një rol më aktiv për përmirësimin e shërbimeve publike nga zyrat shtetërore.