Një tjetër shpërthim ka ndodhur pak pas mesnate në Fushë-Krujë. Persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një granatë dore para magazinës së shtetasit B. B. 57 vjeç, banues në Fushë- Krujë.
Nga shpërthimi i granatës janë shkaktuar dëme të vogla materiale (është dëmtuar një grilë prej llamarine).
Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar disa persona në lidhje me shpërthimin dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.