Vizita e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në Korçë ka marrë shumë vëmendje. Kjo edhe për temat e nxehta që u diksutuan në takimet treditore me ministrin shqiptar Ditmir Bushati. Dy homologët janë përpjekur të gjejnë zgjidhje të përbashkëta për çështje të hershme dhe të reja, që nga mbajtja në fuqi e ligjit të luftës nga Greqia, çështja çame, apo dhe çështja e kufirit detar mes dy vendeve.
Por axhenda e ministrit grek nuk ka qenë e mbushur vetëm me takime. Mësohet se kreu i diplomacisë greke ka shijuar edhe gatimet tradicionale të Korçës, që nga kërnackat, lakrorin e deri tek vera dhe rakia.
Kështu gjatë së premtes, Kotzias e një pjesë e mirë e delegacionit që e shoqëronte, të cilët e kishin për herë të parë vizitën në qytetin e serenatave, zgjodhën të ecin në këmbë përgjatë qendrës së qytetit e pazarit të Korçës.
Ndërsa vetë kryebashkiaku Sotiraq Filo, u angazhua t’ju shpjegojë qendrat më të rëndësishme historiko-kulturore të qytetit.