Erlis Hereni ishte Pedagogu i Ariela Muratit, studentes 21 vjeçare te vrare dje ne Tirane ne nje krim pasioni qe ka tronditur mbare opinionin publik.
Ai shprehet se është një këmbanë alarmi për shoqërinë shqiptare ajo që ndodhi ditën e djeshme dhe duhet ndërhyrë menjëherë.
“Në momentin që bëmë intervistën, Ariela duhet të ishte në mësim, në sallën 307 duke bërë leksion, lëndën e Procedurës Civile, e cila është lënda që thotë se mosmarrëveshja midis njerëzve, nuk zgjidhen në asnjë vend tjetër përveçse në gjykatë” shprehet Hereni për “Report tv”.
Pedagogu pranon se është një ironi e hidhur kjo që ka ndodhur dhe një kambanë alarmi për shoqërinë shqiptare.
“Ka nevojë për ndërhyrje emergjente që nga arsimi fillor deri në atë para universitar”
Pedagogu thotë gjithashtu se është edhe një problem tjetër që duhet zgjidhur, denoncimi dhe turpi për të denoncuar.