Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Vlorë, ku nënë e bir u vranë dhe më pas u dogjën në banesën e tyre, policia ka liruar kunatën dhe 7 persona të tjerë që kishte shoqëruar të dielën e 21 janarit 2018.
Ndërkohë blutë e Vlorës bëjnë me dije se kanë shpallur në kërkim një shtetas për ngjarjen por pa bërë me dije identitetin për shkak të hetimeve.
Selkie dhe djali i saj Olis Hoxhallari, banues në lagjen “1 Maji” në Vlorë u vranë me mjete rrethanore orët e para të mëngjesit të së dielës, 21 janar 2018.
Për t`u siguruar se asnjë gjurmë e krimit nuk do të mbeste në shtëpi, autorët i kanë vendosur flakën krevatit të 43 vjeçarit, nga ku flakët janë përhapur në gjithë dhomën ku Slekia 73 vjeçare dhe Olsi qëndronin gjatë mbrëmjeve.
Në trupat e pajetë bluzat e bardha konstatuan dëmtime fizike. 73-vjeçarja u gjet me shenja të dallueshme në fyt, ç`ka shton dyshimet se mund të jetë mbytur ndërsa djali i saj me disa goditje në kokë.
Pas publikimit te ekspertizës, policia shoqëroi në komisariat familjarë të vikimave, kunatën, vajzat e saj por edhe të afërm të tjerë e fqinj.