Loading...

Shoqërohet në polici gruaja e vlonjatit që u dogj bashkë me nënën

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Vlorës, janë publikuar detaje të reja nga vrasja e dy personave nënë e bir, të cilët më pas u dogjën brenda banesës së tyre. Ndonëse fillimisht u dyshua për shpërthimin e bombolës së gazit, hetimet morën një rrjedhë krejt tjetër , pasi në trupin e viktimave u konstatuan shenja dhune.

Nga këqyrja paraprake e viktimave të cilat ishin karbonizuar nga zjarri, u vu re se të dy kishin shenja të dukshme dhune. 43-vjeçari Olsi Hoxhallari kishte një të çarë në kafkë të shkaktuar me mjete prerëse.
Pas kësaj policia ka shoqëruar pesë persona. Mes tyre është edhe gruaja dhe kunata e 43-vjeçarit.

Në policia, bashkëshortja e tij është shprehur se nuk kanë konflikte me askënd. Mësohet se Olsi Hoxhallari ishte emigrant në Greqi, dhe para vitit të Ri ishte kthyer në Shqipëri.

Policia po heton për konflikte të mundshme të 43-vjeçarit në të dy shtetet, ndërkohë që ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për ngjarjen, banor të zonës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com