Loading...

Edi Rama në kryeministri për 21 janarin

Edi Rama priti sot në kryeministri familjarët e viktimave të 21 janarit. Një moment të pazakontë kujtimi e ka cilësuar kryeministri Edi Rama ceremoninë në nderim të 4 viktimave në protestën e 7 viteve më parë, më 21 janar.

E kjo për shkak se drejtësia ende nuk është përmbushur, dhe familjarët e të ndjerëve akoma nuk kanë parë pas hekurave personat përgjegjës për vrasjen e protestuesve në tubimin e 21 janarit 2011 në bulevardin qëndror në Tiranë tek kryeministria. Një protestë e opozitës së udhëhequr nga Edi Rama kundër qeverisë së asaj kohe të drejtuar nga kryeministri Sali Berisha. Në këtë ceremoni përkujtimore për të 7 vit radhazi, kreu i qeverisë Edi Rama, kishte sërish premtime për familjarët e viktimave. Premtime se drejtësia do të vihet në vend përmes reformimit të sistemit gjyqësor në vend.

Gjatë fjalimit të tij para familjarëve, Kryeministri preku sërish plagën e “drejtësisë”, si arsyeja e zvarritjes së kësaj çështje.

“Bota e drejtësisë” ka nisur të shkatërrohet nga themelet e pallatit, duke iu referuar “pallatit të drejtësisë”, për të cilën tha se deri dje konsiderohej “tokë e xanun” nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, u shpreh Rama.

21 Janari vjen për mua në një vigjilie që ka një sëkëlldi të posaçme. Sepse ka ikur dhe një vit tjetër, drejtësia ende ka vonuar. Duke parë një tragjedi që ju la pa djalë, pa baba, pa burrë si një barrë që mund t’u lihet të tjerëve përmes zhgënjimit të urrejtjes apo shpagimit. Qetësia e kthjellët lidhet me faktin se një botë e tërë ka nisur të shkatërrohet. Ka natyrshëm një padurim që është bërë patologjik në shoqërinë tonë. Kur vjen fjala te drejtësia, artikulohet si një spazëm e dhimbshme. ‘Nuk po shohim asgjë’, është fjalia që e përmbledh atë.” Pse nuk i fut në burg, jeni të gjithë vrasës, jeni të gjithë njësoj që mos qofshi” dhe shto ujë akuzash. Këta njerëz të zemëruar në kërkim të drejtësisë nuk e kanë marrë vesh ende ndryshimin e sistemit të drejtësisë. Por sigurisht kur shfaqet në këtë formë ekstreme, ky takim nuk i bën as të pa informuar as të fajshëm.

Sot kemi një popull që jo vetëm aspiron drejtësinë, por edhe një palë njerëzish të motivuar, politikanësh të shumicës qeverisës që kanë gjithë durimin për ta çuar deri në fund shkatërrimin e botës që u ka nxirë jetën kaq shumë shqiptarëve. 21 janari është kthyer në një dëshmitar kombëtar i pa fuqisë çerekshekullore të këtij njeriu përballë drejtësisë së tredhur nga krimi. Një pasqyrë kombëtare të betejës së shpallur tre vitet e fundit të sistemit të drejtësisë, ku në çdo hap ndeshemi nga celula anti reformë. Sot prindërit janë 7 vjet më të moshuar. Plaga e padrejtësisë në këto familje është 7 fish më sunduese”  u shpreh Kryeministri Edi Rama para familjarëve të viktimave.

Pas fjales ne kryeministri, Rama dhe familjaret ju drejtuan bulevardit ku vendosen lule ne vendet ku rane te pajete kater protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

Qeveria Rama ka akorduar një shumë prej 2 milionë eurosh, si dëmshpërblim për familjarët e viktimave. Kësti i fundit prej 970 mijë eurosh u dha vitin e kaluar. Qeveria e argumentoi këtë dëmshpërblim, si detyrim ndaj vendimeve të Gjykatës së Tiranës për këtë ngjarje.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com