Loading...

Ngjarjet janë të të gjithëve, duhet të reagojmë

Ngjarjet e oreve te fundit ne vendin tone ngrene nje pikepyetje te madhe! A reagon shoqeria shqiptare sa dhe si duhet? Ne fakt vrasjet, plagosjet apo rrahjet jane kthyer vitet e fundit gati ne nje fenomen te zakonshem, e ku te gjithe po pajtohemi me to sikur te jene asgje.

Ndersa shohim perpara syve tane qe ikin jete te rinjsh per nje debat ordiner, per nje grindje pa vlere, apo per nje ‘dashuri” qe vec e tille nuk mund te quhet, te gjithe zgjedhim vetem te komentojme me dy fjale me pas, por asnjehere te reagojme.

Fatkeqesisht edukimi me brezin e ri ka rene ne nivele tejet te uleta dhe problemi nis nga familja, shkolla dhe grupi shoqeror qe perben te teren. Nje nga shqetesimet me te medha qe kane sot familjet shqiptare jane sfida qe po u ben “teknologjia”, e ku femijet nuk jane me te kontrolluar. Te njejtin problem e vuan edhe shkolla, e cila nga ana e saj duhet thene fatkeqesisht e ka humbur misionin e vet edukues, por edhe parandalues.

Mjafton nje vezhgim i thjeshte per te kuptuar se ne shume prej ketyre institucioneve mesuesit shkojne sa per te kryer oret e punes qe u siguron pagesen mujore, ndersa roli i psikologut eshte thuajse inekzistent. Shume shkolla nuk e kane nje dhome te mirefillte psikologu, ku te mund te diskutohet me nxenesit per problemet qe ato kane, per “rendesen” e perditshme psikologjike qe mund tu vije nga familja, shoqeria, apo mjedisi ne teresi qe i rrethon.

Ky eshte nje defekt i madh. Po ashtu shoqeria shqiptare ka humbur, apo duhet pranuar fatkeqesisht ndoshta edhe nuk e ka patur kurre, ndjenjen e te reaguarit, per te mos e pare problemit e tjetrit si te “tjetrit”, por si problemin e te gjitheve. Dhuna mund te jete larg por edhe afer nesh, prandaj ndoshta kjo eshte koha per te kthyer te gjithe syte tek adoleshentet qe po rriten ne nje “re” te zeze, qe perpara syve te tyre nuk i le te shohin, por i nxit te reagojne ne gjaknxehtesi, shpesh me pasoja fatal. Jo vetem ata, por edhe me te rriturit. Ne kete mes rolin kryesor se pari e ka familja, me pas shkolla, shoqeria, media e te gjithe sebashku te mund te ndalim nje plage qe po rritet, e rrezikon te dale jashte kontrolli duke na bere te humbim “pacientin” qe jemi te gjithe “ne”!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com