Ariela Murati është 21-vjeçarja që u vra ditën e sotme nga 23-vjeçari Aldo Beluli pasi nuk pranoi të lidhej me të.
Ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinion publik, dhe sakaq kanë ardhur dhe reagimet e para. Pedagogu Erlis Hereni, i Fakultetit të Drejtësisë, ku studionte dhe 21-vjeçarja, është shprehur se ndjehet i shokuar nga ngjarja dhe se Ariela nuk e meritonte këtë.
Hereni tregon se Ariela ishte nxënese me rezultate të shkëlqyera dhe një vajzë mjaft e përkushtuar.
Ja çfarë shkruan pedagogu Erlis Hereni:
Menxyre…
5 plumba rane mbi trupin e Arieles, studentes ne vitin e trete te Fakultetit te Drejtesise!
Ajo humbi jeten nga Arme pa Leje, ne duart e simbolit karakteristik te maskilizmit shqiptar: “Po ste pata une, nuk do te te kete askush!” ?♂
Qofsh e parajses Ariela, gjithmone e drejtesise!
Zoti u dhente kuraje familjes, dashamireve e shokeve te tu; vecanerisht atyre te Fakultetit, te cilet kane detyrimin qe te behen me te mire e me te zote, e te punojne fort qe menxyra qe te ndodhi ty te mos i ndodhe me askujt!
U prehsh ne Paqe…