Deri pak ditë më parë, moderatorja Jonida Shehu dhe bashkëshorti i saj, skenografi Albi Çifligu, janë treguar tejet të kujdeshëm sa i përket jetës së tyre private.
Në llogaritë personale të tyre nuk gjen pothuaj asnjë foto bashkë. Të dy janë më shumë të fokusuar të ndajnë me publikun momente nga puna dhe nga projektet e tyre. Janë të rralla rastet kur i gjen bashkë, të dy.
Por së fundmi ka qenë vetë Jonida, ajo që është “dorëzuar”. Mbrëmjen e djeshme, çifti kanë qenë bashkë në një event dhe me këtë rast, moderatorja e njohur e ekranit, ka postuar një foto së bashku me Albin, në Instastory. “E dua” – shkruan Jonida mbi foton e tyre.
Loading...