Loading...

I vrau kunata dhe i dogji në shtëpi? Zbardhet konflikti i vjetër mes tyre

Ka marrë një rrjedhë tjetër ngjarja e rëndë në Vlorë ku nënë e bir u dogjën se gjalli në banesën e tyre.

Pak orë nga ngjarja, policia ka hedhur dyshimet për një vrasje të mundshme për shkak se në trupat e tyre janë gjetur shenja dhune.

Policia ka shoqëruar kunatën e viktimës dhe vajzat e saj në polici.

Ndërkohë është zbuluar dhe një konflikt të vjetër mes tyre për një sasi lekësh të vjedhur nga bashkëshorti i kunatës që aktualisht ndodhet në burg.

Ekspertiza ka zbuluar se 43-vjeçari nuk ka vdekur nga zjarri por nga shembja në kokë para ngjarjes. Ndërsa 73-vjeçarja ka pasur shenjë në qafë.

Viktimat e kësaj ngjarje të rëndë janë Selkie dhe Novruz Hoxhallari.

Informacion plotësues nga policia:

Lidhur me informacionin paraprak ku në lagjen ”1 Maji”, në një banesë u gjetën të pa jetë e të djegur dy shtetas, bëjmë me dije se:

Në vijim të veprimeve hetimore si dhe të ekspertizës mjeko-ligjore, nga kqyrja e dy trupave ka rezultuar se trupat e shtetasve S.H., dhe O.H., kanë dëmtime fizike.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com