Loading...

Tentuan të grabisin çiftin italian, por bashkëpunëtori hajdut i fut plumbin të riut shqiptar

Një 22-vjeçari shqiptar ka mbetur i vrarë në Itali, pasi u qëllua aksidentalisht me armë zjarri nga bashkëpunëtori i tij bullgar, pasi grabitën një çift të fejuarish italianë. Ngjarja ndodhur në një zonë të izoluar në Teverola të Casertanos.

Sipas mediave italiane, tre grabitës me shtetësi shqiptare, bullgare dhe italiane, tentuan të grabisnin çiftin e të fejuarve, por këta të fundit reaguan menjëherë.

Teksa grabitësit po konfliktoheshin me çiftin italian, hajduti bullgar qëlloi me armë, duke vrarë aksidentalisht të riun shqiptar, bashkëpunëtor të tij.

Plumbat lanë të plagosur edhe vetë italianin që u grabit, por tashmë ai i është nënshtruar një operacioni në këmbën e djathtë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas kësaj tragjedie, bullgari dhe italiani tjetër grabitës, e lanë viktimën shqiptar në rrugë dhe u larguan.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen mes të enjtes dhe të premtes, por kufoma e shqiptarit u zbulua disa orë më vonë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com