Loading...

”Kosem” shtatzënë edhe në jetën reale

Përgjatë kohëve të fundit aktorja turke, Beren Saat ka qenë në qendër të vemendjes për shkak të rënies drastike në peshë.

Ajo u përfol gjatë nëse kishte probleme serioze me shëndetin apo nëse po mbante ndonjë dietë efikase, por ajo hodhi gjithçka poshtë duke thënë se tashmë ka filluar një tjetër dietë për t’u shëndoshur.

Nuk ka kaluar shumë kohë dhe një tjetër lajm i bujshëm qarkullon për të.

Gazetari dhe shkrimtari i njohur turk Bilal Ozcan i ftuar në emisionin e spikeres Seda Sayan ka deklaruar se Beren Saat është 3 muajshe shtatzënë.

Beren Saat dhe Kenan Dogulu kurorëzuan dashurinë e tyre në vitin 2014 në Los Angeles, Malibu. Ceremonia martesore u realizua buzë detit.

Kujtojmë se 33 –vjeçarja Beren Saat është bërë e njohur në Shqipëri për interpretimin e disa roleve, si “Bihter”, “Fatmagul”, “Jamur” dhe sëfundmi si “Kosem” në serialin “Sulltanesha Kosem”. ©Frekuenca.com

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com