Loading...

Detaje nga tragjedia ne Vlore.Nene e bir digjen ne gjume

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës. Nënë e bir janë djegur teksa ishin në gjumë, në banesën e tyre në lagjen “1 Maji”. Zjarri ka përfshirë banesën 1-katëshe rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotëm, duke shkrumbuar gjithçka.

Dyshohet se shkak i flakëve që shkrumbuan banesën ka qenë shpërthimi i një bombole gazi e përdorur për ngrohje. Viktimat janë identifikuar si Selkie, 73 vjeç, dhe Novruz Hoxhallari, 43 vjeç, nënë e bir, me origjinë nga Korça.

Sakaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com