Loading...

Gjethet dhe rrenjet. Nga Guri Shyti.( Poetet e krahines)

I.A. KRRILLOV (1769-1844)

GJETHET DHE RRËNJËT

Një ditë të bukur verore,
Gjethet i thanë puhizës mëngjesore:
“Ne pemës i japim bukurinë
dhe hije i bëjmë bariut në vapë,
Nga ne hijeshohet gjithë lugina,
Prej nesh edhe pema duket më e lartë.
Nën hijen tonë kafshët mblidhen,
Këtu edhe fëmijët valle hidhen.
Mbi ne bilbili këngës ia thotë,
Pa ne dhe ti erë s’bën dot,
Prandaj dhe nderimet neve na takojnë.”
Në këtë kohë një zë si jehonë
Doli nga rrënjët dhe u ngjit përpjetë”
“Si guxoni të mburreni ju fletë?
Ne e thithim ushqimin nga toka,
Që ju atje lart bleroni.
Prandaj sado të jeni ju të forta,
Po të thahemi ne, edhe ju mbaroni”.
P. G.SH.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com