Loading...

“PS do të ndryshojë rregulloren e Kuvendit se ka frikë. Diçka pritet të ndodhë”

Ish-kreu i KQZ-së Çlirim Gjata thotë se maxhoranca ka kërkuar ndryshimet në rregulloren e Kuvendit për arrestimin e deputetëve pasi ka frikë nga ajo që mund të vijë nesër.

Ai tha në News24 se është shkelje e parimit të ndarjes së pushtetit dhe sipas tij parlamenti i hyn në pjesë pushtetit gjyqësor duke u bërë vetë gjykatë. Sipas tij, deputetët nuk mund të marrin në pyetje prokurorin dhe të nxjerrin provat. Por Gjata theksoi se kjo bëhet pasi ata duan ta shpëtojnë se mund të nxjerrë gjëra ai ministër apo deputet për të cilin prokuroria kërkon arrestimin.

“Ndryshimet e rregullores i kam parë me të njëjtin këndvështrim që u trajtua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda çështja “Tahiri”. Madje përderisa po kërkojnë të bëjnë ndryshime do të thotë se nuk e paskan pasur atë të drejtë. Maxhoranca po ia hedh ndërkombëtarëve. Çfarë po kërkohet të parashikohet në ndryshime, as më shumë e as më pak e drejta e parlamentit për të parë prova. Çfarë do ndodhë… Prokuroria do kërkojë autorizim për dhënie arresti për deputetët. Atëherë parlamenti mbi bazën e këtyre ndryshimeve i jep të drejtë vetes të shqyrtojë provat. Duhet t’i bëjë edhe pyetje prokurorit. Kjo është shkelje e parimit të ndarjes së pushtetit. Është kufizim i pushtetit të Prokurorisë. Parlamenti i hyn në hise pushtetit gjyqësor që është i pavarur. Parlamenti u bë gjykatë në një rast. Nuk mund të shqyrtojë. Është parim mbi 2-mijë vjeçar, parim botëror. Edhe në vendet diktatoriale ka ekzistuar. Po shkojmë aty që parimin e kemi por e prishim me rregullore. I vetmi organ që jep drejtësi në këtë vend është gjykata. I vetmi vend që shqyrton prova. Është i fajshëm apo i pafajshëm e vendos gjykata. Nuk mund të shqyrtojë parlamenti prova. Është për të shpëtuar lëkurën. Ndoshta ata duan ta shpëtojnë se mund të nxjerrë gjëra ai ministër apo deputet. Kërkojnë t’i vënë kufirin tek thana prokurorisë.
Në ndryshimet e kodit të procedurës penale që ka qenë kur shkon dhe kërkohet leja…se ndryshimet janë bërë nga maxhoranca dhe dalim tek ajo kush ka frikë nga reforma në drejtësi dalim tek pyetja a është i nevojshëm neni 73 i Kushtetutës? Pse të mos barazohet ministri apo deputeti me qytetarët. Pse të mos barazohen të gjithë para ligjit, pse duhet të kemi frikë. Kemi SPAK-un e pavarur nga ndërkombëtarët. Do ishte mirë të ngriheshin ndërkombëtarët jo të merren ka thënë OPDAT kështu jo ashtu”, deklaroi Gjata, raporton BW.

Ai tha se maxhoranca po luan me dy drejtime, edhe për t’u mbrojtur vetë edhe për të kapur të tjerët.
“Prokuroria i kërkon autorizim parlamenti, i shoqëruar me një relacion dhe ajo që thotë kur paraqet provat, jo të shqyrtojë provat, sepse është sekreti hetimor. Ajo thotë kam një dëshmitar të mbrojtur, jo emrin dhe as çfarë ka thënë. Janë këto përgjime jo çfarë ka në përgjime. Maxhoranca politike po luan me dy drejtime, edhe për t’u mbrojtur edhe për të kapur të tjerët. Rregullorja është akti i fundit në hierarkinë ligjore, rregullon organizmin brenda një organi. Gjithçka që kanë nxjerrë nga dera duan ta fusin nga dritarja. Pse u kujtuan tani pas çështjes Tahiri? ‘O burra ta rregullojmë’. Që t’ia hedhim me rregulloren.

Këto janë mbrapshtësi fshatare shqiptare. Merrni hiqni nenin 73. Nëse s’ke bërë diçka pse kërkon të mbrohesh. Ka diçka në prapaskenë që po luhet. Kanë informacion që diçka do të dalë nesër, ndaj kërkojnë. Nuk mundesh me rregullore të kalosh ligjin e procedurës penale. Unë të isha prokurori, do thosha ja ku e keni kërkesën, unë nuk jap prova sepse nuk kam asnjë detyrim të zbatoj rregulloren. Ti lësh ata e diskreditojnë prokurorin, apo nuk janë të aftë politikanët. Dhënia e vetes kaq shumë kompetenca do të thotë se e ke dërrmuar drejtësinë”, theksoi Gjata.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com