Zbulimi i parë arkeologjik datohet qysh gjat’ luftës së parë botërore në punimet që kryheshin për ndërtimin e një moli në zonën e mavreneroit ,mbeturina të ndëritmit të mevonshëm kanë ekzistuar deri në ditet tona ,kështu shpesh me daljen ujrave mbi shtratin e perroit te Kroit ,gjat reshjeve intensive, në faqen e krahut verior, zbuloheshin hera herës qeramika me dimensione të mëdha si dhe çfaqeshin konfigurime të një muri të mbuluar nga prurjet e dheut që ishte i ndërtuar prej këtyre qeramikave. Për herë të parë në një hartë emri Radhime gjëndet i hedhur në vitin 1118. Të dhëna më të detajuara mund të gjënden në librin “Bota Radhimjote” shkruar nga Neki Lameborshi ,në muzeunarkeologjik të qytetit të Vlores apo dhe atë kombëtar në Tiranë ku janë dorezuar objektet e zbuluara.
Sipas historianëve , si edhe në gjithë jugun e Shqipërise pas vdekjes së Skënderbeut, Radhima ka shërbyer si vënd vendosje për shqipëtaret që kanë emigruar në jugun e Italisë , për një pjesë të tyre, u kthye në vënd banim.shumë emërtime vëndesh fisesh rrugësh etj ruhen edhe sot dhe përbëjnë një dëshmi të këtij fakti. emërtime si Sokaku i Gjikniket ,Baçat e Gjinet, maja e Nikgjonmitrit etj vijojnë të përdoren edhe në ditët tona. Deri para pushtimit osman Radhima ka qënë e banuar kryesisht nga Katolikë dhe Ortodoksë. Po t’i referohesh listës emërore të kryefamiljarëve , vërehen kryesisht emra katolikë dhe të krishterë(“Historiku i fshatit Radhimë” 1973 Zenell Hamiti dhe “Bota Radhimjote” Neki Lameborshi 2007). Gjat lëvizjes për pavarësi si dhe për çlirimin e vëndit gjat luftës së dytë botërore Radhima ka dhë kontributin e vet nëpërmjet bijve dhe bijave të saj.
Në vitin 1956 u formua koperativa bujqësore dhe pas disa vitesh u bë bashkimi me Tragjasin e më vonë edhe me Dukatin që formuan koperativëën e bashkuar. Duke filluar nga vitet 1968 deri 1970 u realizua ç’pyllëëzimi dhe teracimi i kodrave nga Jonufra deri në Nisi dhe në vitet 1973 deri 1974 Radhima kaloi gradualisht me ndërmarrjen bujqësore”Rinia” Gjat kësaj periudhë dhe deri në ditët e sotme ,në Radhimen filluan ta popullojnë në masë familje të reja, sidomos të grykës së Mesaplikut të cilat filluan të punonin në N.B.”Rinia” dhe të ndërtonin jetën në kushte të reja në fshat. Deri në vitet 1975 Radhima ka qënë e banuar me rreth 80 familje pas kësaj kohe u rrit numuri i familjeve dhe filloi zgjerimi i kontureve të banimit në jug të fshatit dhe paksa në lindje e veri lindje në teritore të kufizuara për shkak të terrenit