Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi vendimit të Presidentit maqedonas për të mos dekretuar ligjin e gjuhes shqipe.
Edhe pse ligji u votua në parlamentin e Maqedonisë nga deputetët e mazhorancës maqedonase, Ivanov vendosi ta rikthejë për votim në parlament.
Berisha është shprehur se ligji përsëri do të votohet dhe se ky akt dëshmon se albanofobia ka pushtuar nivelet me te larta te shtetit te Maqedonise dhe se çlirimi i maqedonasve prej saj eshte nje domosdoshmeri jetike per paqen dhe stabilitetin e vendit fqinj.
Reagimi i plotë:
Nje veto albanofobe!
Te dashur miq, keto dite Presidenti i Republikes se Maqedonise, Ivanov ne nje akt te mirefillte albanofobik perdori veton dhe nuk firmosi por ktheu ne parlament ligjin e perdorimit te gjere si gjuhe zyrtare te gjuhes shqipe.
Ky ligj u votua ne parlamentin e Maqedonise nga deputetet e mazhorances maqedonase dhe forcave politike shqiptare ne zbatim te marreveshjes se Ohrit.
Akti i presidentit Ivanov e kthen ligjin per rivotim ne parlament dhe jam i bindur se ligji perseri do te votohet. Por ky akt deshmon se albanofobia ka pushtuar nivelet me te larta te shtetit te Maqedonise dhe se çlirimi i maqedonasve prej saj eshte nje domosdoshmeri jetike per paqen dhe stabilitetin e vendit fqinj! sb