Loading...

Sherri mes vëllezërve, ja çfarë zbulon policia në

Dy vëllezër janë përfshirë në një sherr në lagjen “18 Tetori” të Fierit, ndërsa njëri prej tyre, Besmir Lika, 32 vjeç u arrestua për dhunë në familje.

Vëllai i tij më i vogël, T. Lika ka lajmëruar policinë pasi i vëllai po ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij.

32-vjeçari është arrestuar në flagrancë nga policia, por gjatë kontrollit të banesës atij i janë gjetur dhe 413 gram hashash.

“Gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë në banesë iu gjetën dy qese me lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa me peshë rreth 413 gram të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia e Fier

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com