Personi qe shihni ne foton me lart quhet Edmond Çela dhe eshte shefi i Hetimit në Drejtorinë e Kufirit në Korçë.
Ai u pezullua sot nga detyra me vendim te SHÇBA, një ditë pasi autoritetet greke, zbuluan 2 kilogramë heroinë të fshehur në një autobus në pronësi të Çelës.
Mjeti ishte nisur nga Korça dhe kishte si destinacion Selanikun. Lënda narkotike u bllokua sapo autobusi kaloi kufirin shqiptar.
2 kilogramët e heroinës ishin fshehur në tualetin e autobusit.
Çështja e heroinës së sekuestruar në Kapshticë i ka kaluar Krimeve të Rënda.
Policia lokale po vijon hetimet për mundësinë e implikimit të personave të tjerë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike me Greqinë. Pjesë e hetimit do të jetë edhe Çela.