Loading...

Nuk do e besoni kush i ka bërë për vetting 20 gjyqtarë bashkë me Adriatik Llallën

Mund t’ju duket e cuditshme, por eshte e vertete qe vetem nje qytetare ka bere qe vettingu te kape 20 gjyqtare dhe ish kreun e prokurorise shqiptare, Adriatik Llallen.

Behet fjale per Anna Nordstrom, vajza e biznesmenit të ndjerë Vebi Veliaj, e cila ka fituar dëshminë e trashëgimisë në gjykatën e Tiranës, dhe gjyqi i saj po zvaritet në Apel.

Por kjo shtetase suedeze, ka çuar në “Vetting” 20 gjyqtarë dhe mbi 10 prokurorë, përfshirë dhe Adriatik Llallën. Të gjitha ankesat e saj dhe kërkesa për të verifikuar pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve i janë përcjellë pak ditë më parë kryetares së Komisionit të Kualifikuar të Kualifikimit Genta Tafa (Bungo).

Njëherësh ankesa i është përcjellë nga shtetësja Suedeze edhe kryetares së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera. “Po ju drejtohemi juve me këtë ankim për një çështje civile me objekt “Padi trashëgimie” e cila zvarritet me dashje nga ana e gjyqtarëve në bashkëpunim me prokurorët që nuk i hetojnë për arsye korruptive të dukshme.

Është situatë alarmante!Unë qytetarja Suedeze Anna Vebi Nordstrom duhet të sorollatem 8 vite për një “Dëshmi Trashëgimie”, të babait tim dhe e kam të pamundur që të ketë një vendim gjyqësor për këtë çështje”-shkruan Nordstrom në ankesën e saj.Më tej ankuesja parashtron duke pohuar: “…kam paraqitur këtë ankim përpara jush, pasi mendoj se është momenti që të bëhet vlerësimi për të gjithë ata pseudo gjyqtarë dhe prokurorë të cilët kanë zvarritur një proces i cili për nga kompleksiteti, rrethanat dhe kërkimi i paraqitur është nga më modestët në gjykim. E them me bindje se është e vetmja çështje në Republikën e Shqipërisë e cila ka kaluar nga 2 herë të gjitha shkallët e gjykimit”.

Ankesa për Gjyqtarët
ELONA TORO (STAVRI),
MARIE QIRJAZI
ILIR ÇELIKU
BLERINA MUÇA
ARBEN MULLAI
REZARTA VIGANI (BALLIU)
TEUTA HOXHA
KRESHNIK OMARI
REGLETA PANAJOTI
ANILA KRISTANI
AGIM BENDO
MANJOLA BEJLERI
ELBANA LLURI
ALAUDIN MALAJ
FATOS QATO
SHKËLQIM MIRI
ARTAN BROCI
XHEZAIR ZAGANJOR

Ankesa për prokurorët
ADRIATIK LLALLA
SOKOL STOJANI
SOKOL MALAJ
PETRIT FUSHA
DANIELA SULA
ENKELEDA MILLONAI

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com