Loading...

Shqiptarin kërkojnë ta ndajnë nga gruaja e paralizuar në SHBA, kisha bën gjestin që do ju rrëqethë

Autoritetet amerikane kanë vendosur dëbimin e nje familje drejt Shqipërisë dhe data 25 Janar e ketij fillimviti do të jetë vendimtare për fatin e Ded Rranxburgaj, azilkërkuesit 48-vjeçar, i cili qëndroi ilegalisht për 17 vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në krah të gruas së tij të paralizuar.

Por Kisha e Detroitit e ka marre në mbrojtje familjen shqiptare. Drejtuesit e saj kanë thënë se nuk do ta lejojnë policinë të hyjë me forcë për të dëbuar familjen shqiptare.  

E vetmja shpresë e mbetur për kete familje është Kisha e Detroitit, e cila prej ditës së djeshme ka strehuar famijen shqiptare, në mënyrë që të pengojnë organet e emigracionit amerikan për të kthyer në vendlindje azilkërkuesin.

Ded Rranxburgaj dhe gruaja e tij, Flora kanë dy djem, të moshave 24 dhe 15 vjeç.  Rranxburgaj ka aplikuar për azil politik, por kërkesa nuk është pranuar nga autoritetet amerikane.

Të lë gruan time shumë të sëmurë dhe mos ta shikoj më kurrë atë, është tepër e rëndë për mua dhe për familjen time. Më është lejuar për 17 të qëndroj në SHBA nën statusin humanitar pasi gruaja ime Flora, vuan nga skleroza e shumëfishtë dhe është aq e dobët sa duhet të përdorë karrocën me rrota”, u shpreh emigranti.

Kjo është hera e parë që një kishë në Detroit merr në mbrojtje një emigrant që Emigracioni kërkon ta deportojë, që nga koha kur Presidenti Trump mori detyrën.

Nëse agjentët do të vijnë për të arrestuar Ded Rranxburgajn, anëtarët e kishës planifikojnë të “marrin telefonat dhe ta transmetojnë ngjarjen direkt në Facebook.

Kisha e deklaron veten si vend i shenjtë dhe i paprekshëm, ndaj ka strehuar edhe një familje afrikane vitin e kaluar, e cila kërkonte të qëndronte në vendin e shenjtë. 44 – vjeçarja, Flora Rranxburgaj nuk do të dëbohet nga SHBA për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com